Report TV - Kejdi Mehmetaj zbulon planin për protestën e ardhshme

  • 6 years ago
Në studion e Report Tv ka qënë e ftuar deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ku foli për protestën e qytetarëve së bashku me opozitën për taksën në ?Rrugën e Kombit? si dhe planet që ka opozita për protestat e ardhshme që janë paralajmëruar. Mehmetaj është shprehur se hapi i rradhës së mosbindjes civile do të jetë bllokimi i kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.

Protestën e drejtojnë qytetarët ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanëpor për ti mbrojtur nga Rama dhe burgosjet në mës të natës. Mund të përdoren pjesë nga buxheti i shtetit për të paguar mirëmbajtjen e rrugës dhe nuk është nevoja e një taksës shtesë
Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrant për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i rradhës.

Mercenari i Ramës ushtroi dhunë,dhe unë citova kushtetutën, ajo që ndodhi më pas ishte se më pezulluan nga parlamenti.
Në rradhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës.