Ora News - Tiranë, zjarr i madh te ish-frigoriferi, 6 zjarrfikëse për të shuar flakët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e ish-magazinave në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë.

Burime për Ora News nga policia e Tiranës konfirmojnë se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa rrezikohen dy banesa që ndodhen pranë

Flakët janë të mëdha ndërsa shtëllungat e tymit janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.

Mësohet se shumë pranë vatrës së zjarrit ndodhet një karburant, çka e bën edhe më të rrezikshem zjarrin.

Policia dhe zjarrfikëset u njoftuan për rënien e zjarrit në magazina tek ish-frigoriferi rreth orës 19:15.

Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, 6 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës. Ndërkohë kërkohet ndihmë nga repartet e zjarrfikësve në Durrës dhe Fier për shuarjen e flakëve në Tiranë

Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndije elektrike tek ish-frigoriferi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-zjarr-i-madh-prane-ish-magazinave-tek-siri-kodra