Ora News - Banori: Të lirohen të arrestuarit për "Rrugën e Kombit", do djegim komisariatin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër banor i Kukësit thotë se policia i ka terrorizuar gjatë natës, duke arrestuar vëllain e tij. Ai kërkoi lirimin nga komisariati, duke u shprehur se nëse nuk ndodh do të digjet edhe vetë ndërtesa e policisë në Kukës.

Banori: Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avëlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda. E kanë rrahur. Këta persona

Të lirohen një orë e më para. Në qoftë se nuk lirohen, u bëj thirrje të gjithë kukasianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisaratin. E ta shohë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, kush janë ata kriminelë.

Lexoni cfare ndodhi: Përleshje te Rruga e Kombit, shkatërrohen sportelet e pagesës së tatifës

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banori-te-lirohen-te-arrestuarit-rrugen-e-kombit-do-djegim-komisariatin