Xing me Ermalin/ Shau komentuesin, Armand Duka tregon çfare e acaroi (31.03.2018)

  • 6 years ago
Ndodh shpesh që personazhet publikë të komentohen nga qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale.
Dhe këto komente jo gjithnjë janë pozitive. Kështu ishte edhe rasti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. I ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? Duka rrëfeu se kohë më parë i ishte kthyer publikisht një komentuesi, veprim të cilin sot e konsideroi të gabuar.
?Unë mundohem të jem i kujdesshëm dhe nuk para hedh foto private në Instagram, por vetëm nga aktivitet. Por nuk e di ç?mu mbush mendja një herë dhe hodha një foto ku isha në plazh dhe kisha në dorë një arrë kokosi. Ishte dimër dhe unë isha me pushime diku larg. Dikush i shkruante shokut të tij në koment: Shikoje Presidentin ka ik me pushime me lekët tona. Dhe unë me gjysmë shakaje nisa ti jap një përgjigje por vetëm personit. Gabova dhe ajo përgjigje doli publikisht ku unë i thoja: Me kë lekë me tuajat apo të mamit tënd?
Nuk e përdorja mirë Instagramin, u kritikova shumë atëherë, por nuk bëj më të tilla gabime? tha Duka.

Category

📺
TV

Recommended