Report TV - Shkodër, procesverbale të rreme për sigurinë ushqimore, tre persona në pranga

  • 6 years ago
Shkodër: Vijon operacioni i një dite më parë, ndalohet një punonjës i A.K.U-së Shkodër dhe një ish-punonjës i A.K.U-së, për veprën penale "Shpërdorim detyre". Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve kryera, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personave