Report TV - Habiten banorët, krijohet një gropë misterioze në Dumre

  • 6 years ago
Fenomene të shpeshta të çuditshme natyrore shfaqen kohë pas kohe në zonën e Dumresë në Qarkun e Elbasanit. Gjatë orëve të fundit është shfaqur një tjetër gropë karstike, thellësia e së cilës momentalisht llogaritet mbi 4-5 metra ndërsa diametri i saj në rreth 2 metra. Gropa e re karstike është vërejtur mesditën e kësaj të enjteje , në pyllin e Grakanit në afërsi të fshatit Guras ,në një zonë jo shumë larg nga qendra e Bashkisë së Belshit, në zonën e Dumresë.

Sipas gjeologëve, në thellësi të kësaj grope gjendet ujë dhe formacioni gjeologjik i saj është i tipit gips, i cili në prani të ujërave nëntokësorë tretet duke përbërë kështu një rrezik që duhet frenuar në kohë. ?Fenomeni natyror i krijimit të gropave karstike është bërë i shpeshtë në këtë zonë për shkak të formacionit të saj gjeologjik?, sqarojnë specialistët, duke shtuar se një grup gjeologësh do bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur nëse kjo gropë duhet të mbyllet apo jo.

Recommended