Report TV - Berisha: Ja pse unë dhe Olldashi nuk vendosëm taksë në Rrugën e Kombit!

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama është përplsaur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Ish-kryeministri Berisha pranoi se pagesa në Rrugën e Kombit ishte ideja e tij, duke sqaruar se për këtë ai bëri një studim së bashku me ministrin e asaj kohe, Sokol Olldashi, dhe vendosi që taksa të mos vihej zbatim.

?Vijmë të çështja që ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirime, pjesa e kombit që jeton në Kosovë proteston, bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një protestë apel për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptarë, por këta s;kanë ndërgjegje. Është e vërtetë, që më 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Olldashi bëmë të gjitha studimet. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

Unë nuk jam kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, unë do t?i votoj të gjitha fondet që do sillni në Parlament. Por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend, s?ke përgjegjësinë më minimale - tha Berisha.