Report TV - Banorët e Lekasit në Korçë në protestë: Jemi pa rrugë dhe tre muaj pa drita

  • 6 years ago
Banorët e Lekasit në Korçë, sot kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike dhe infrastrukturës. Mungesa e energjisë prej gati tre muajsh, kanë bërë që banorët të ngrenë zërin për kushtet e vështira me të cilat përballen si pasojë mungesës së energjisë.

Rrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar dhe krijon probleme të herë pas hershme. Veç mungesës së energjisë, banorët e Lekasit ankohen edhe për kushtet e vështira të rrugës që të çon atje. 10 fshatrave të kësaj njësie lëvizjen me automjete e kanë të pamundur.

Nga OSHEE Korçë bëhet me dije se problemi i mungesës së energjisë vjen si pasojë e dëmtimit të HEC-it të Marianit i cili u dëmtua si pasojë e reshjeve. Ndërsa si rrugë alternative është gjetur furnizimi nga Vithkuqi por me orare të reduktuara. Pritet sipas drejtorit të OSHEE Korçë që situata të zgjidhet përfundimisht.