Ora News - Maliq, 12-vjeçari plagoset rëndë në orën e fizkulturës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 12-vjeçar është plagosur teksa luante në shokët me top në orën e fiskulturës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotmë në Maliq të Korçës jashtë në oborrin e shkollës dhe sipas policisë fëmija ka marrë plagë në kokë.

Policia thotë se i mituri është rrëzuar duke u plagosur rëndë.

"Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e fiskulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë. Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/luante-me-shoket-plagoset-rende-12-vjecari-ne-korce

Category

📺
TV

Recommended