Report TV - Dëbimi i diplomatëve rusë, Çollaku i PD: Shqipëria s'mund të mbetej jashtë NATO-s

  • 6 years ago
I ftuar në studion e Report Tv, Çollaku bëri me dije se deri më tani janë 23 vende anëtare të NATO-s që janë solidarizuar me Britaninë e Madhe, aty ku u helmua një ish-spiun rus së bashku me të bijën. Ndërsa dje vendi ynë dëboi dy diplomatët; Vladislav Filipov, atashe ushtarak si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

?Është një vendim i drejtë, i pritshëm dhe logjik. Vendimi është marrë siç u pohua edhe nga drejtuesit e qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme në një koordinim me një aktivitet të paprecedentë pas luftës së Ftohtë, ku sot 23 vende të aleancës perëndimore NATO dhe BE kanë dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi i tyre si një lëvizje diplomatike për të shprehur e para solidaritet me atë çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe dhe e dyta mendoj për të evituar një gardh strategjik të ambicies së një fuqie siç është Rusia për tu shtrirë në zonat e influencës. Rekordin e mban administrata ? Trump?, që ka përjashtuar 60 diplomatë dhe ka mbyllur një zyrë konsullore në territorin e SHBA. Nga ky solidaritet Shqipëria nuk mund të mbetej jashtë aleancës së NATO. Çdo qeveri do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Ky është vendim i ministrisë së Jashtme i bazuar edhe nga ekspertët?, tha Çollaku.