Ora News - 14% e popullatës e prekur nga sëmundjet e veshkave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
14% e popullësisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave. Mjekët specialistë thonë se statistikat janë rritur në mënyrë të frikshme dhe një veshkë e dëmtuar do të thotë jetesë me dializë deri në transplant. Shoqata e nefrologjisë mblodhi mjekë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat e patologjive.

Shifrat e larta të personave të prekur nga sëmundjet e veshkave kanë alarmuar mjekët nefrologë nga e githë bota të cilët në Tiranë diksutojmë mbi sfidat e patologjive. Drejtuesit i shoqatës së Nefrologjisë, prof. dr. Myftar Barbullushi tha se 10-14% e popullatës është e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave.

Myftar Barbullushi: 10-14% raportohet sot incidenca apo frekuenca apo shpeshtësia e sëmundjes kronike të veshkave.

Një veshkë që neglizhohet apo një sëmundja që nuk kurohet do të thotë dializë deri transpalantim. Prof Barbullushi thotë se nga 100 pacientë që ishin në dializë 4 vite më parë, numri ka shkuar në 1430.

Myftar Barbullushi: 4 vjet nga 100 pacientë që kishim me dializë, ne sot kemi 1430 pacientë me hemodializë, kemi 350 pacientë të transplantuar dhe ritmi i rritjes po shkon 10% çdo vit, çka do të thotë që jo vetëm për të sëmurët, jo vetëm për ne të sëmurët është sfidë, natyrisht edhe për qeverinë apo për xhepat e qytetarëve është një sfidë e jashtëzakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/14-e-popullates-e-prekur-nga-semundjet-e-veshkave

Category

📺
TV

Recommended