• 6 years ago
Situata në veri të vendit është mjaft problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë që të bien, por edhe dëborës që ka bllokuar disa zona. Në qarkun e Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur ka arritur rreth 4955 ha, ndërsa mbi 300 banesa janë të rrethuara nga uji.

Brenda qytetit të Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur është 135 ha, ndërsa me prezencë uji ka pasur në mbi 70 banesa. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 200 efektivë të forcave të armatosura, mjete dhe bazë materiale.

Ndërsa në verilindje, në Kukës kanë vijuar reshjet e dëborës. Problem përbejnë rrugët rurale të njësisë administrative Selishtë të bashkisë Dibër, të cilat janë të thuajse të bllokuara pasi ka prani dëbore rreth 25-30 cm. Në Lezhë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së djeshme në fshatin Blinisht njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, ka pasur rrëshqitje masive të tokës me sipërfaqe rreth 50 ha.

Si rezultat i kësaj rrëshqitje masive të tokës janë dëmtuar rreth 15 banesa, aksi rrugor në ndërtim Shpal-Reps dhe një karburant. Janë evakuuar familjet nga zona e rrëshqitjes. Problematika më e madhe është shfaqur në Njësitë Administrative të Shënkollit, Kolshit, Zejmenit si dhe në zonen e Zadrimes të cilat për disa ore u zhyten në errësirë.

Ne qarkun e Elbasanit nuk paraqiten probleme serioze nga moti me reshje shiu dhe debore. Dëbora ka rënë në Stëbleve, trashesia e së ciles arrin në 20 cm por rruga që të çon atje është e kalueshme. Gjithashtu reshje dëbore kane rënë edhe në pikën turistike Gjinar por as këtu nuk raportohen probleme me qarkullimin. Akset nacionale janë të hapura përfshirë edhe atë të Qaf- Thanës. Sipas IGJEUM, në vijim pritet që të ketë sërish reshje shiu të shoëqruara me shtrëngata dhe reshje dëbore në zonat malore.

Category

📺
TV

Recommended