Report TV - Reshjet e borës, zbardhet Dibra, disa njësi administrative të bllokuara

  • 6 years ago
Është përkeqësuar edhe më tepër situata nga moti i keq në vend. Qarku i Dibrës është bllokuar këtë fund marsi nga reshjet masive të dëborës. Ndonëse po mbyllim muajin e parë të pranverës, moti vazhdon të jetë si në dimër, ku trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra në Dibër.

Reshjet e shumta të dëborës kanë rënë gjatë gjithë natës, duke bllokuar shumë zona. Report Tv ju sjell më poshtë video nga qyteti i Peshkopisë, i cili ka veshur i gjithi petkun e bardhë të dëborës.

Situata është e tillë edhe në Qarkun e Kukësit, ku dëbora ka zbardhur gjithë vendin, deri në qytet, duke bllokuar zonat e thella malore.