Report TV - Shkodër, 300 shtëpi dhe 5 mijë hektarë nën ujë, përmbytet dhe rruga e Dajçit

  • 6 years ago
Bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe pse dje qeveria e refuzoi. Sipas informacioneve të bashkisë, në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4958 Ha, janë mbi 300 shtëpi të rrethuara nga uji, ndërkohë që probleme ka edhe në disa shkolla. Problem vijojnë që të mbeten argjinaturat, që rrezikojnë të çahen. Probleme ka edhe në qytet, pasi janë përmbytur disa lagje, ndërsa aktualisht janë 69 persona të akomoduar në konvikt.

?Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji.

Recommended