Ora News - PS vijon akuzat për lobimin rus, PD kundërpërgjigjet me raportin e FMN

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dha alarmin për rritjen e borxhit publik i cili mund të çojë vendin drejt krizës financiare.

Basha: Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen. Mbarimi i TAP-it dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë. FMN-ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike.

FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit. Ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-fmn-po-i-bie-alarmit-vendi-mund-te-shkoje-drejt-krizes-financiare