Ora News - UK-Albania Tech Hub, programi inovativ finalizohet me 6 kompani fituese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

6 kompani në fushën e teknologjisë kanë arritur të zhvillojnë takime me investitorë në Britaninë e Madhe pasi kaluan me sukses në finalen e programit pilot UK-Albania Tech Hub. Kjo u mundësua falë një programi të ambasadës britanike në bashkëpunim këshillin britanik në tiranë në mbështetje të inovatorëve të rinj.

6 kompani në sektorin teknologjik kanë arritur në finalen e programit pilot të UK-Albania Tech Hub.

Inovatorët e rinj shqiptarë patën mundësi të zhvillojnë ëorkshope dhe takime me investitorë, partnerë dhe klientë në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi UK-Albania Tech Hub është një mundësi për ndërtuar një sistem të qëndrueshëm ekologjik në sektorin dixhital, gjithashtu edhe një shans për rritje ekonomike si dhe nxitje e partneritetit midis Shqipërisë dhe Britanisë.

Ambasadori Britanik në Tiranë Duncan Norman shprehu dëshirën për të mbështetur sektorin teknologjik në Shqipëri si një kontribut në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Norman: Ky program është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë dhe Britaninë. Gjithashtu duhet konsideruar edhe si potencial zhvillimi për bizneset dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Të rinjtë shqiptarë janë dinamikë, flasin anglisht, prandaj duhet të përfitojnë nga iniciativa të tilla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/uk-albania-tech-hub-programi-inovativ-finalizohet-me-6-kompani-fituese

Recommended