Zbulohet vendi ku ndodhej laboratori që bënte falsfikimin e dokumenatve, zbardhet dosja e plotë

  • 6 years ago
TIRANE-Para pak ditësh u arrestuan 39 nga 51 persona të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, që kishin arritur të dërgonin në SHBA, Kanada dhe Angli mbi një mijë shqiptarë. REPORT TV sjell pamjet e apartamentit në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë që ishte kthyer në bazë të trafikantëve. Eno Muçollari së bashku me gruan Lirie Muçollari kishin marrë një apartament me qira në këtë zonë duke e kthyer në bazë të falsifikimit të dokumenteve.

Materialet për falsifikimin e dokumenteve i siguronte Liri Muçollari, bashkëshortja e Eno Muçollarit. Report TV ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku thuhet se ?Liri Muçolari ka shkuar në 16 janar të 2018-së në Itali, ka qëndruar 4 ditë dhe kur është rikthyer i janë gjetur në bagazhe letra ngjitëse dhe karta plastike aq sa madhësia e kartave të identitetit?.

?Eno Muçollari, banues te kodra E Diellit, është personi që disponon laboratorin për falsifikimin e dokumenteve, sipas porosive dhe aktivitetin e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten?, thuhet në dosje.

Fuat Zaimi ishte personi që luante rolin e ndërmjetësit midis Eno Muçolarit dhe personave që dëshironin të kinin në SHBA dhe Kanada. Nikolin Priska shpërndante dokumentet e falsifikuara, ndërsa Haki Tarja dhe Bashkim Sorra ishin ndërmjetës. Ylber Rama porosiste dokumentet e falsifikuara.