Report TV - Fier, përplasen dy automjete, plagosen lehtë 3 persona

  • 6 years ago
Dy automjete janë përplasur mbazditen e sotme në Levan të Fierit, një makinë kamioçinë tip Fordi me një mjet tip veture. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Sipas burimeve të policisë në mjetin tip veturë udhëtonin 3 gra Enrieta Mahilaj drejtuese mjeti, Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj, të afërme me njëra-tjetrën, të cilat kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar direkt për në spital. Policia po punon për shkaqet e aksidentit, i cili siç duket edhe nga video ka shkaktuar një trafik të rënduar dhe një rradhë të gjatë makinash në rrugë.

Category

📺
TV

Recommended