Report TV - Shkodra në alaram, sillen krevata dhe çadra për banorët që do evakuohen

  • 6 years ago
Pas parashikimit të IGJEUM se mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme do të sjellin përmbytje të mëtejshme në Qarkun e Shkodrës, drejtoria e Rezervave të Shtetit ka dërguar 100 krevate dhe 20 çadra evakuimi në këtë qytet.

Në godinën ku po magazinohen materialet, ka mbërritur kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi, e cila pranoi se situata sipas parashikimeve do të njohë përkeqësim, ndaj po merren masa për cdo rast të mundshëm evakuimi të banorëve. Ajo tha se bashkia ka gati ambientet akomoduese për banorët e zonave të permbytura.