Gjiknuri tek Unaza e Madhe: Hapen rrugët ndihmëse tek Komuna e Parisit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, një prej më të populluarave në kryeqytet, do të kenë mundësi të dalin në Unazën e Madhe. Ministri i Infrastrukturës Gjiknuri gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve, tha se ndërhyrja nuk mbarojnë vetëm në këtë zonë.



Projekti përfshin ndërtimin e rrugëve paralele dhe atyre lidhëse, ndërtimin e një kolektori të shkarkimit të ujërave të larta nga rruga kryesore deri në lumin e Lanës.

Investimi përmban edhe elemente të sigurisë rrugore. Ministria e Infrastrukturës bën me dije se është garantuar buxheti dhe brenda vitit do të fillojnë punimet për segmentin nga Shkolla Teknologjike deri tek sheshi i Shqiponjës.