Dita e Verës lë pas plehrat - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Rrallë ka ndodhur që Dita e Verës të rastisë në mot të keq. Natyra i ka respektuar gjithmonë njerëzit, për ta festuar ashtu siç duhet stinën e ngrohtë. Por, njerëzit edhe një herë treguan se nuk dinë ta respektojnë natyrën. Dita e Verës la pas një ambient të mbushur plot me mbetje, ku qytetarët, pasi mbaruan piknikun e tyre, u larguan dhe lanë gjithçka në një gjendje që nuk do të donin ta gjenin kur të riktheheshin.