Report TV - Avokati: Olesia me 2 fakultete, shteti s’i do intelektualet

  • 6 years ago
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg të marrë nga gjykata e Shkallës së Parë për Olesia Dukën, e cila akuzohet për mashtrim. Pas këtij vendimi, avokati i saj Arben Llangozi deklaroi se Olesia Duka ka pasur marrëdhënie tregtarë me biznesmenët të cilëve u ka marrë para, dhe se kjo çështje duhet trajtuar si padi civile. Nga ana tjetër, ai akuzoi biznesmenët për fshehje të ardhurash. Më tej, Llangozi akuzoi shtetin se nuk i do njerëzit intelektualë si Olesia Duka, e cila sipas tij ka mbaruar dy fakultete.

?Sot ishte një ankim i kryer nga avokati që ka qenë inekzistent, pa firmën e Olesias, nuk është se është gjykuar cështja, do të gjykohet në datë 21, nuk është se kemi një gjë të gjykuar dhe Olesia mbeti në burg. Është një ankim nga një person i pa autorizuar nga ajo. Në datë 21 është gjyqi i vërtetë, nuk kam qenë unë avokat, ka qenë një tjetër i deklaruar në Shkallë të Parë, unë e kam marrë pas seancës që u caktua masa e arrestit. Është bërë dy herë ankimin, njëherë nga avokati që është rrëzuar dhe njëherë nga ajo dhe gjyqi është në datë 21.

Në pretendojmë pafajësi sepse kemi të bëjmë me një marrëdhënie civile, të gjitha janë me kontrata, nuk ka asgjë të padokumentuar, të gjitha kontratat duhet t?i drejtohej gjykatës civile. Këto biznesmenë kanë të bëjnë me fshehje të ardhurash dhe i kanë të faktuara nga provat. Për klienten time flitet se ka të rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kur ajo ka dy fakultete me mesatare 10, po theksoj se shteti nuk i intelektualët, po ata që vjedhin shtetin dhe ta mbrojnë atë. Janë bërë kallëzimet edhe për prokurorin e cështjes dhe palët në proces që janë ankuar në prokurori. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është gjykata civile dhe jo penale? deklaroi ai.

Recommended