Report TV - Azerbajxhan,Meta fton investitorët: Shqipëria i ofron mundësi turizmit

Report TV

by Report TV

0 views
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të Baku-së, me temë: ?Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse?, ku marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme, si dhe një numër i madh politik-bërësish dhe akademikësh.

Me këtë rast, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanint, Ilham Aliyev.

Presidenti Meta vlerësoi ecurinë për forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri.