Report TV - 10 vite nga Gërdeci, Balla në kuvend: Luli, bëre mirë që nuk e lejove Saliun të vijë sot

  • 6 years ago
Sot bëhen 10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit ku humbën jetën 26 persona e u plagosën dhjetëra të tjerë. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka qenë i pari që ka përkujtuar 26 viktimat e kësaj tragjedie, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Nga foltorja, Balla evidentoi mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, i cili sipas tij është përgjegjës për tragjedinë e rëndë ku një fshat i tërë u hodh në erë. Balla tha se Berisha nuk është lejuar nga Basha të shkojë në Kuvend, pikërisht se seanca përkon me 10 vjetorin e Gërdecit.

?Një përkujtim në memorie të 26 të vrarëve në Gërdec, bëhen 10 vite nga dita që shteti hidhte në erë një fshat të tërë, e ku përgjegjësia penale e atij krimi e tragjedie të rëndë nuk është bërë.