Editorial nga Arena: "Histori e shkurtër e Rusisë dhe Putin"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse do të gjendej një përkufizim dashamires që shqiptarët mund ti gjenin Rusisë, do të ishte ?mike e sllavëve të jugut?. Një cilësim realist eshte ?coptuese e tokave shqiptare?. Kjo të paktën deri në shpalljen e pavarësisë.

Gjithë luftërat mes perandorisë otomane dhe perandorisë ruse para vitit 1912 në mbyllje do të kishin traktatin e paqes i cili përfshinte edhe një shtrirje të sllavëve të jugut mbi trojet e të mundurve. Të cilët fati e kishte sjellë që të ishin shqiptarët. Traktati i Shën Stefanit, Konferenca e Berlinit të shekullit të 19-të shënjuan rëndë tokat shqiptare në favor të miqve të Rusisë.

Pas pavarësisë shqiptare, do të vinte lufta e parë botërore dhe revolucioni i tetorit që solli karantinën e Rusisë nga fuqitë e tjera të mëdha. Si rrjedhim ra pesha e saj në konfigurimin e kufijve Evropiane. Por kjo nuk e bëri inaktive. Pavarësisht se e izoluar nga pikëpamja diplomatike tashmë Rusia kishte një ambasador më të fortë. Dhe ky ishte komunizmi.

Ideologjia e shpallur nga Marksi dhe që kishte gjetur folenë në Moskë, ishte një nga armët më të forta të Moskës për të penetruar në vendet e tjera. Partitë komuniste të perëndimit konsideroheshin nga qeveritë perëndimore si agjensi spiunazhi të Moskës. Dhe jo rrallë spiunazhi rus rekrutonte agjentët e tij nga rradhët e ish komunistëve. Riçard Zorge, një komunist gjerman është më i famshmi.

Por jo gjithmonë ishte i nevojshëm rekrutimi direkt. Komunistët e shikonin Moskën si atdheun e tyre të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-nga-arena-histori-ruse-nga-trump-e-putini-te-rama-e-basha