Faza e tretë e bulevardit të ri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
8500 metrat e pare te bulevardit te ri thuajse kane përfunduar . Tashme pritet ndërhyrja ne segmentin e trete qe përbën edhe pjesën me te vështirë te bulevardit, për shkak te pranisë se shume objekteve te banimit. Deri ne fund te marsit tregojnë specialistet e bashkisë do te shemben rreth 14 objekte ndërsa te tjera janë ne proces shpronësimi.





1.6 kilometrat e bulevardit do te mbyllen brenda këtij viti, ndërsa 200 metrat e fundit do te kërkojnë me shume kohe. Sipas projektit, bulevardi do te mbyllet me një monument ne forme elipsi i cili do te jete edhe pika e takimit me lumin e Tiranës.





Bulevardi me gjatësi 1.8 kilometër do te mbyllet ne muajt e pare te 2019. Ndërkohë masterplani ka parashikuar qe kjo zone te jetë ëndërr me te zhvilluara te kryeqytetit, me ndërtime te larta, objekte banimi, biznese, institucione publike dhe rezidenca. Ndërsa është parashikuar qe popullsia ne këtë zone për 30 vitet e ardhshme te shkoje ne 100 mije banore.