Report TV - Basha në Lezhë, takon familje të varfra pa ndihmë ekonomike

  • 6 years ago
Aksionin e tij për të dokumentuar varfërinë mes shqiptarëve që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, Lulzim Basha e ka vijuar në Lezhë, ku takoi disa familje dhe ju dha garancinë se opozita do të jetë zëri i tyre.
Basha u shpreh se ?kemi ardhur për të qarë hallin me ju dhe për të ngritur zërin për ju. Se opozita vetëm fjalën ka. Do ta ngremë zërin për ju. Do të tregojmë të vërtetën tuaj jo gënjeshtrat që ju thotë Edi Rama. Do t?i themi se u ke hequr bukën njerëzve më të pamundur, më në nevojë dhe të luftojmë t?ju kthejmë ndihmën ekonomike?.

Agentina Bacaj është kryefamiljare, nënë e tre fëmijëve, e zhytur në dëshpërim pas heqjes së ndihmës ekonomike thotë se ?E kam bërë mbrëmë një copë byrek, rafti ja ku është bosh. Tek Kryqi i Kuq kam dhënë gjak. Për çfarë? Vetëm për të mbajtur fëmijët me një pako makarona. Frigoriferi nuk punon. Urdhëro. (Frigoriferi bosh) Gjak trupi po jap, vetëm me rrit tre jetimë?.

Recommended