Report TV - Lezhe, kamerat e sigurisë fiksojnë gruan duke vjedhur vazon me lule

  • 6 years ago
LEZHE-Një grua është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi duke vjedhur një vazo lulesh.

REPORT TV ka siguruar pamjet, kur gruaja rreth 50-vjeçe duket teksa monitoron situatën, merr vazon e luleve dhe e fsheh duke e mbuluar me çadrën duke u larguar me qetësi.


Episodi është regjistruar natën e kaluar në Lezhë, ndërsa tregon nivelin e varfërisë. Në këtë qytet kohët e fundit kanë ndodhur disa grabitje.