Report TV - Fier, vrau shokun me çekiç, del para gjykatës autori Albert Zekaj

  • 6 years ago
FIER - Albert Zekaj, 32-vjeçari i cili në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë, ka dalë sot përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Me pranga në duar dhe kokën ulur, ai është shoqëruar nga forca të shumta policie për në ambientet e Gjykatës së Fierit.

Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.

Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh.