Emisioni "BOOM", i ftuar Erik Lloshi (9 Mars 2018)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erik Lloshi, i njohur për performancat e tij live në klube të ndryshme ka qenë i ftuari special i

kësaj të premteje në emisionin investigative-satirik 'Boom'.

I pyetur për suksesin e tij më të madh, ai përmendi këngën 'Ajo është ajo' që numëron 240 mijë klikime në Youtube dhe e bëri tepër të njohur për publikun shqiptar.

Gjatë bisedës, Eriku zbuloi se kënga është dedikim për një vajzë, me të cilën ka patur një romancë dhe ka përfunduar.

Pjesë nga biseda

Rozana Radi: Erik, 15 vjet në skenë, kush ka qenë kënga që Eriku do ta mbajë mend si suksesin e tij më të madh, atë që e bëri Erikun të jetë ky që është sot.

Erik Lloshi: "Ajo është ajo"

Rozana Radi: Kush është ajo mo se na i nxive jetën?

Erik Lloshi: Për momentin nuk ka asnjë ajo, por ka qenë dikur.

Rozana Radi: Kush është ajo që ka qenë, takoheni, përshëndeteni ...ka mbetur miqësia me atë?

Erik Lloshi: Jo.

Fjori Dardha: Kam përshtypjen se Eriku të fshin.

Erik Lloshi: Nuk jam natyrë që të fshi, por... nuk takohem. Sa kohë që i kushtohet kjo këngë nuk takohem.

Rozana Radi: Ka qenë dashuria e madhe e jetës tënde? Ndonjëherë njerëzit shprehen që nuk do kenë dashuri tjetër më si ajo.

Erik Lloshi: Jo nuk besoj se është kjo. Unë besoj se çdo njeri që kalon një dashuri të madhe, arrin ta gjejë edhe një dashuri akoma edhe më të madhe.

Rozana Radi: Ore pse ske fat me këto dashuritë ti?! Para pak kohësh the nuk jam më me atë vajzën, ma trego pak pse u ndave?

Erik Lloshi: Thjesht mosmarrëveshje mospërputhje karakteresh...

Rozana Radi: Po lëri këto, dua ta di atë kleçkën pse u ndatë, kush ishte xheloz, ishte ti ishte ajo?

Erik Lloshi: Nuk ka lidhje, ishte dicka që nuk shkonte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kengetari-shqiptar-behet-i-famshem-nga-kenga-qe-i-dedikoi-te-dashures