Ristani dëshmon për lobimin në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në emër të PD-së Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës mbi kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara.



Në dëshminë e tij, zyrtari i lartë tha se gjithçka është një tymnajë e ngritur nga mazhoranca. Ai këmbënguli se kontratat janë depozituar në KQZ dhe se ka qenë PD që ka kërkuar nga prokuroria të sqarojë çështjen.





Por për kryeministrin Edi Rama, kontratat lobuese, pas të cilave dyshohet se përfshihen edhe biznesmenë ruse, kërcënojnë sigurinë kombëtare.



?Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysmë milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht! Por që kjo histori s?mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cenimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!?



Socialistët ndërkohë këmbëngulin në bërjen e transparencës nga opozita dhe hetim konkret nga prokuroria.





Revista investigative amerikane ?Mother Jones? solli fakte dhe ngriti dyshime për lidhjet e PD-së me ruset, të cilët qëndrojnë pas pagesave për kompaninë Biniana Trade, e lidhur me lobuesin kryesor të Bashes ne Uashington, Nik Muzin.