Ora News - Vlorë, Benzi përplaset me Fordin dhe dy makina të tjera të parkuara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën trans ballkanike në Vlorë.

Paraprakisht thuhet se një automjet tip Benz 2500 me targa të Vlorës është përplasur me një Ford.

Nga përplasja janë dëmtuar edhe dy makina të tjera të parkuara. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore që po punon për rikthimin e normalitetit ne vendin e aksidentit dhe njëkohësisht për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Policia ka shoqëruar drejtuesin e Benzit për aksidentin pas kryerjes së testit të alkoolit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-benzi-perplaset-me-fordin-dhe-dy-makina-te-tjera-te-parkuara

Recommended