Report TV - Veliaj mbjell pemë për ish-mësuesen kujdestare Polikseni Ndrenikën

Report TV

by Report TV

1 view
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t?u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë. Sot mori formë ?Shtegu i dijes?, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan ?Gëzuar 7 Marsin? të gjithë mësuesve. ?Jam shumë i lumtur që sot u urojmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë, por sidomos atyre të Tiranës, Gëzuar Festën e 7 Marsit! Më vjen mirë që shumë shkolla të Tiranës na u bashkuan, jo vetëm në oborret e tyre, por edhe këtu në Parkun e Liqenit, ku shumë nxënës po i kushtojnë një pemë mësuesve të tyre; një pemë, e cila do të jetë këtu me dhjetra vite, si një dhuratë afatgjatë dhe shenjë emancipimi e shoqërisë sonë?, u shpreh Veliaj.