Ora News - Rama: Hebrenjtë u pagëzuan në Shqipëri që të mbroheshin nga gjermanët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ftoi investitorët izraelitë ta shohin Tiranën si shtëpinë e tyre të dytë duke thënë se ky bashkëpunim do të jetë me i thjeshtë edhe për shkak të linjës direkte Shqipëri -Tel Aviv. Në konferencën e World Leardes që zhvillohet në Uashington të mbajtur nga Komiteti Izraelito-Amerikan, Rama tha se Shqipëria është vendi i parë në Evropë që njohu të drejtën e hebrenjve dhe i mbrojti ata gjatë holokaustit.

Kreyministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në në konferencën e World Leaders që zhvillohet në Washington, ku evidentoi marrëdhenie të mira mes Shqipërisë dhe Izraelit. Iu referua historisë së Luftës së Dytë Botërore kur tha se shqiptarët kryesisht klerikët, imamët dhe priftërinjë pagëzuan hebrenjtë dhe ndryshuan identitet vetëm për ti mbrotjur nga gjermanët.

Edi Rama: Historia është absolutisht e jashtëzakonshme sepse hebrejtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane, por edhe nga kleri katolik. Është shumë e famshme historia e njërit prej klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri që pagëzoi shumë hebrej që të ndryshonte identitetin e tyre dhe ti mbronte nga nazistët.

Një tjetër histori, dëshmi e marrëdhënieve të forta ishte ajo kur klerikët dorëzuan listën me flornjë tek gjermanët, por asnjë hebre.

Edi Rama: Kemi një episod interesant ku nje prej nazistëve më të lartë thirri 4 përfaqësuesit e komunitetet fetare dhe u kërkoi listën e hebrenjve dhe listën e floririt, ata dhanë listën e floririt por jo të hebrenjve.

Nisur nga ky kontekst, Rama tha se miqësia mes vendeve tashmë është e shkëlqyer. Pasi dhe lajmin se do të ketë fluturime direkte Shqipëri-Izrael kryeministri Rama i ftoi sipërmarrësit izraelitë të vijnë të investojnë në vendin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-hebrejte-u-pagezuan-ne-shqiperi-qe-te-mbroheshin-nga-gjermanet