Deficiti i skemes se pensioneve ne fshat

  • 6 years ago
Qeveria ka vendosur si kusht që përpara se të aplikohet për përfitimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, fermeri duhet të ketë paguar rregullisht sigurimet shoqërore.

Ky rregull është vendosur për herë të parë këtë vit, për shkak se defiçiti i pensioneve në fshat është thelluar ndjeshëm pas rikonceptimit të skemës në vitin 2015.

Pavarësisht këtij kushti, grupi i punës në Ministrinë e Financave është duke analizuar edhe mënyra të tjera se si të rrisë pagesat e sigurimeve shoqërore për popullsinë në fshat.

Një nga problemet më të mëdha është edhe raporti i ulët i shumës që jep për kontributet popullsia në këto zona mes atyre të qytetit. Për fshatin diferenca e tarifave është 52% më e ulët se për qytetet, duke detyruar buxhetin që të mbulojë vetë këtë kosto.

Vetëm pagesat që do të vijnë si pasojë e përfitimeve të subvecioneve kapin një numër maksimal prej 4 mijë vetash, ndërsa në bazë të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, defiçiti i skemës së pesioneve në zonat rurale është 115 milionë dollarë.

Për vitin 2016 numri i personave që paguan sigurimet shoqërore në fshat ishte 53 mijë, nga 89 mijë në 2015-ën.

Tv Klan