Ora News - Dhuna tek adoleshentët, Lira Gjika: Shkollat tona në krizë, shtëpia vendi më i frikshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 16 vjeçari Anxhelo Gjokozaj riktheu edhe njëherë vëmendjen tek rritja e dhunës tek të rinjtë, kryesisht adoleshentët.

Pediatrja Lira Gjika me një orientim të madh drejt psikës, në studion e Ora News e sheh fenomenin të lidhur ngushtë me edukimin.

Gjika: Ngjarja ka ndodhur në Sukth, një zonë paksa problematike, nuk është zonë që punohet me adoleshentin. Në adoleshencë agresiviteti, kjo energji e natyrës, po nuk u kanalizua natyrisht do e çojë në dhunë.Adoleshenti duhet përfshirë në sport, kreativitet, arte.Në këto zona duhet hyrë me këto projekte.Nëse nuk futet shkolla me një projekt shumë të mirë duke njohur problemet e zonës është e vështirë të bëhet, do kalojnë se nuk bën në dhunë.

Gjika vlerëson se përkundër progresit ndër vite, shkollat tona janë në krizë. Jo më optimiste paraqitet situata edhe në familjet shqiptare.

Gjika: Shkolla jonë ka hyrë në një krizë të thellë.Vërtet është bërë shumë, por akoma nuk kemi gjetur atë që duhet të për emancipuar vendin, të bëhemi të përgjegjshëm për fëmijët tanë.Duhet ti rrisim si njerëz dhe jo viktima, ne rrisim si viktima fëmijët tanë. Vendi më i frikshëm kam parë që është shtëpia, kanë frikë nga mamaja, nga babai. Në vend që të vish në shtëpi të qetësohesh kanë frikë.Mbase jeta është shumë e ngarkuar, njerëzit janë tërë kohën: S'kam kohë, s'kam kohë. Kjo shprehja më duket si gënjeshtër. Kam parë dhe njerëz që rrinë kot, nuk bëjnë ndonjë gjë. Rrinë dhe bëjnë muhabete koti duke u marrë me të tjerët, duke etiketuar të tjerët.Harxhojnë kohën për të tjerët që u duhet për vete.

Mjekja pediatre thotë se akoma në shkollat tona procedohet me etiketime.

Gjika: Ka vite që dëgjohet, madje shumë të huaj që kanë ardhur dhe kanë paralajëmruar kini kujdes me arsimin, edukimin. Ende etiketohet në shkolla, qoftë shtetërore apo private.Vazhdojmë të themi djalë i mirë, djalë i keq, është i shëndoshë, është i hollë. Këto janë të dëmshme për fëmijën, vrasin atë që quhet identitein e tij, respektin për veten, vrasin entipatinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhuna-tek-adoleshentet-lira-gjika-shkollat-tona-ne-krize-shtepia-vendi-me-i-frikshem