Ora News - Taksa e pronës duke filluar nga 1 prilli do të mblidhet në faturën e dritave

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej 1 prillit qytetarëve do ti shtohet në faturën e energjisë edhe taska e banesës e cila do llogaritet në bazë të vlerës.Aktualisht Ministria e Financave ka përfunduar draftet ligjore, të cilat së shpejti pritet të kalojnë për vendim në qeveri. Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera thotë se OSHEE është më afër nevojave për mbledhjen e kësaj takse pasi ka të dhëna më të sakta. Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar hedhja e të dhënave në kadastrën fiskale.

Taksa e banesës, e cila pritet të aplikohet në të gjithë vendin nga data 1 prill e në vazhdim do të mblidhet me anë të faturave mujore të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë pasi OSHEE ka të dhëna më të sakta që do të ndihmonin në arkëtimin e kësaj takse.

Drafti në bazë të cilit do të përcaktohen detajet për mbledhjen e taksës së shtëpive së shpejti do të kalojë në qeveri.

Niko Lera: Do të ishte më normale që të ishte një agjent i vetëm që do të menaxhonte mbledhjen e kësaj takse sepse ka shumë mundësi për informatizim, për dixhitalizimin e procesit. OSHEE-ja është më afër nevojave reale për një menaxhim të mirë të kësaj takse.

Edhe pse aplikimi i kësaj takse pritet të nisë pas një muaji, Drejtori i Politikave Fikale deklaron se regjistri i kadastrës fiskale ende nuk ka përfunduar.

Niko Lera: Ndërkohë që ky projekt ka filluar të implementohet në Shqipëri, do të popullohet dhe krijojet kjo kadastër fiskale e cila natyrisht që mund të mos jetë 100% e saktë në fillim por duke kaluar nga faza në fazë natyrisht që do të perfeksionohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-e-prones-perfundon-pergatitja-e-draftit-ligjor-se-shpejti-ne-qeveri