Report TV - Zgjedhjet Itali, flet për Report TV presidenti i Institutit Piepoli

  • 6 years ago
"Zgjedhjet parlamentare në Itali" ishin tema e emisionit Repolitix në Report Tv në drejtimin e gazetarit Denis Minga, përballë një paneli të ftuarish.

Presidenti i institutit italian të exit-polleve "Piepoli", Roberto Baldassari, në një lidhje telefonike gjatë emisionit tha se sipas sondazheve të fundit, në avantazh është "Lëvizja 5 yjet", por pas zgjedhjeve nuk përjashtohet një koalicion me bazë të gjerë, pasi rritje ditët e fundit ka shënuar edhe Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi i cili synon të rikthehet në politikën aktive italiane, pse jo edhe në krye të qeverisë.

"Sipas sondazhit deri me tani ne te vertete nuk fiton askush jemi ne nje moment te vecante ku kemi tre pole te medha e para Qendra e djathte, Qendra e se Majtes, 5 Yjet si dhe parti te tjera te vogla. Parti e pare me siguri mund te jete 5 Yjet nese kjo parti hyn e vetme ne koalicion dhe nuk arrin 40% nuk mund te qeverise.

Recommended