BOOM - Basha e la jashtë listës, Julian Deda: Jam partizan i opozitarizmit të Berishës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse tepër aktiv, Julian Deda, mbeti jashtë listës së Bashës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

I ftuar në BOOM, aktori komentoi ndjesinë që i la shefi i opozitës me këtë zgjedhje, edhe pse nuk e fsheh lumturinë që është në skenë dhe jo në teatrin parlamentar.

Deda rrëfeu edhe takimin e parë dhe të fundit me Edi Ramën, por edhe simpatinë për ish-kryeministrin Berisha si politikan.

Fjori Dardha: Si nuk të futi Lul Basha në listë?

Julian Deda: I poshtër shumë, më la tani të merr me ju, me 2XL. Nuk kam marrëdhënie fare me Bashën, nuk kryejmë marrëdhënie. Nuk e di pse nuk më futi në listë, u çava atje tek dera e PD-së gjithë ditën. Kisha marrë dhe një pankartë: "Aman!" Por nuk bëhej fjalë. Tani do merrem me ju.

Fjori Dardha: Si është ti bësh opozitë opozitës?

Julian Deda: Nuk i bëj opozitë opozitës, asgjë. Unë them ato gjëra që mendoj, mendoj se i them të vërteta. Dikush tjetër do ta vendosë.

Rozana Radi: Pse u fute në këtë valle, je gjithë ky aktor?

Julian Deda: E para jam Mjeshtër i Madh që ta dish (qesh). Ilir Meta na ka ngelë Fjori pa Mjeshtrin e Madh. Që po thoja, unë them ato që mendoj pastaj njerëzit të vlerësojnë. Nuk jap receta, kështu e mendoj, kështu e them.

Fjori Dardha: Po të ishe deputet nuk do të përdorje këtë gjuhë sot në fb.

Julian Deda: Po të isha deputet do të isha shumë më radikal.

Fjori Dardha: Flas në raport me liderin e opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-e-la-jashte-listes-julian-deda-jam-partizan-i-opozites-se-berishes