"Ju flet Moska": Enigma e kokainës, orteku i parë i borës së fundit?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi operacionin policor "Bora e Fundit" që sekuestroi 613 kg kanabis në Durrës.

Myftaraj: Sasia e madhe e kokainës që është kapur në një operacion policor në Shqipëri shtron pyetjen nëse ka nisur epoka e kokainës, Nuk dua të vë në dyshim operacionin policor siç po bëhet me disa debate ditët e fundit. Operacioni që ka ndodhur është një fakt por ka edhe pika të dyshimta të cilat që sot i pamë të shfrytrëzohen në gjykatë nga avokatët e të arrestuarve.Kur them pika të dyshimta, kam parsysh që jemi në botën e kokainës, një botë krejt e ndryshme nga bota e hashashit, kanabisit.

Kokaina sot krahasohet me lëndët bërthamore, lëndët radioaktive që qarkullojnë. Atë vëmendje kanë fuqitë e mëdha të botës, veçanërisht SHBA për të mbikqyrur trafikun ndërkombëtar të kakainës. Kokaina është një drogë me aftësi të brendshme të veçanta në treg jo vetëm mbi organizmin e njeriut por edhe sepse kokaina është në gjendje ta shumëfishojë kapitalin në atë mënyrë që as ari nuk e ka atë shumëfishim. Mund ta kenë lëndët radioaktive vetëm por ka edhe të njëjtat pasoja si lëndët radioaktove sepse kokaina në shoqëri të caktuara mund të kthehet në armë. Janë rrethanat që të shndërrohet në një armë sociale që mund të sjellë shkatërrime për atë shoqëri.

Kur kemi të bëjmë me kokainë do ta shikojmë çështjen thellë. Një nga diskutimet më të mëdha të këtyre ditëve ka qenë për faktin nëse kishte një garant. Ardhja e një sasie kaq të madhe kokaine në një vend si Shqipëria nuk mund të vinte pa një garant. Me garant nënkuptohet një politikan i lartë, një pushtetar që u ka thënë grupeve mafioze silleni këtu se me garancinë time nuk do të bjerë në duart e policisë. Fakti që ra nuk do të thotë se nuk kishte një garant.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-enigma-e-kokaines-orteku-i-pare-i-bores-se-fundit