Report TV - Shtyhet sërish votimi i Kodit të Etikës, nuk futet në rend dite

  • 6 years ago
Parlamenti nuk do të miratojë as këtë të hënë Kodin e Sjelljes së Deputetëve, dokument i cili rri në pritje që prej vitit 2013 dhe që forcon kontrollin etik të ligjvënësve. Deputeti rezistojnë për më shumë se 4 vjet të miratojnë Kodin e Sjelljes së tyre në Parlament, një dokument i prodhuar nga misioni i OSBE-së qysh në vitin 2013. Prej kaq vite zvarritjesh, javën e shkuar u duk sikur parlamenti do ta vuloste këtë qëndrim, por të hënën, në fund të seancës, një dakordësi Balla-Spaho, shtyu votimin.
Atë ditë në seancë u tha se i jepej mundësi Partisë Demokratike të propozojë të tjera ndryshime në Kod. Por asgjë nuk është bërë për një javë, dhe në rendin e ditës për seancën e së hënës, votimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve nuk është përfshirë. Edhe pse kanë pasur vite në dispozicion për të shkruar një dokument të përbashkët, palët nuk e gjejnë gjuhën për këtë dokument që synon të pastrojë parlamentin nga fjalori fyes, dhuna apo sjellje të padenja.

Category

📺
TV

Recommended