Report TV - Ja kamioni dhe magazina ku u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë

  • 6 years ago
DURRES- "Arbri-Garden" është kompania me bazë në Maminas të Durrësit, që ka porositur 613 kg kokainë nga Kolumbia, sasi rekord kjo e cila u gjet sot e fshehur në dyshemenë e një kontenieri të ngarkuar me banane.

Gazetari Arsen Rusta ka qenë i pari që ka mbërritur pranë magazinave të kompanisë në Maminas të Durrësit. Në pamjet duken ambientet e kompanisë të rrethuara nga policia, si dhe kamioni me targa DR 3819 E, i cili ka kryer transportimin e ngarkesës nga porti i Durrësit për në ambientet e kompanisë. Kontenieri është nisur nga Kolumbia, ka udhëtuar tranzit në Itali dhe Maltë, ndërsa në datën 19 shkurt ka mbërritur në Portin e Durrësit.

?Arbri-Garden? rezulton e regjistruar në QKR në vitin 2012 me kapital fillestar 20 milionë lekë. Pronari i kompanisë është Arbër Çekaj, 38-vjeç, i cili është shpallur në kërkim si porositës i sasisë rekord të drogës, e cila më pas do shpërndahej në tregun evropian, ndërsa janë arrestuar tashmë administratori i kompanisë Rolando Lushaj si dhe shoferi, Armando Pezaku.