Mbetet në burg stomatologia Olesia Duka - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Olesia Duka, stomatologia, e cila akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke iu marre atyre shuma te mëdha financiare.



Dentistja 38-vjeçare doli ketë te mërkure ne Gjykatën e Durrësit per t?u njohur me masën e sigurisë ?arrest me burg?.



Edhe pse avokatet e Dukës kërkuan që ajo të hetohej në gjendje të lirë, pretendimi është rrëzuar. Përpara trupit gjykues Olesia Duka mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa sqaroi se nuk ka qene asnjëherë e dënuar.



Por hetimet disa mujore te antikrimit ekonomik zbuluan se Duka ka mashtruar disa biznesmenë në Tiranë e Durrës, duke përfituar prej tyre një vlerë rreth 2 milionë euro.



Vetëm njërit prej personave te gënjyer, Olesia Duka i kishte marre 900 mijë euro. Një ditë më parë gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pasuritë e dukës; katër apartamente si dhe një klinikë dentare.



Ndërkohe tre biznesmenë te tjere kane denoncuar 38 vjeçaren per mashtrim me shuma te ndryshme financiare.

Recommended