Momentet e arrestimit të autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Beglla në zonën e ish-Bllokut

  • 6 years ago
TIRANE-Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla 64-vjeç nga Progonati i Tepelenës. Të arrestuar nga policia janë; Denis Demiri, i cili akuzohet se ekzekutoi biznesmenin, ndërsa Ardian Serezi është i arrestuari i dytë si bashkëpunëtor në vrasje. Ata u identifikuan pasi kamerat i kanë kapur kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes. Makina ishte me targa të huaja, por është identifikuar nga policia, e cila ka arritur të gjurmët e autorëve. Drejtori i Policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se Denis Demiri vrau biznesmenin në Tiranë në datë 14 shkurt. Pista kryesore e hetimit janë borxhet e pashlyera të biznesmenit.

Nisur nga mënyra e ekzekutimit, Denis Demiri është një vrasës me pagesë, pasi e qëlloi vetëm një herë në kokë, ndërsa po punohet të shkuar te emrat e porositësve. Denis Demiri i arrestuar për vrasjen, është një person me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në 2012 për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa pak kohë më parë është liruar nga burgu. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të njësisë 5 në Tiranë. Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës dhe 9 telefona. Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ky banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.