Report TV - Spiuni mes negociatorëve, Balla: Berisha ka konflikt personal me Artur Meçollarin

  • 6 years ago
Pasi Taulant Balla mbajti fjalën e tij në parlamentin e ditës së sotme duke dhënë arsyet e tij pse opozita nuk është në gjendje për të komentuar mbi Vettingun në polici, pasi nëse hetojmë në të shkuarën kur PD ishte në pushtet, sipas Ballës, korrupsioni në polici ishte në nivele të larta me dijeninë e Berishës si Kryeministër dhe të Lulzim Bashës si Ministër i brendshëm, ai dha një intervistë për shtyp lidhur me negociatat për marrëveshjen detare me Greqinë.
Basha, lidhur me marrëveshjen e detit, shprehet se do të veprohet si palë e barabartë ku i gjithë procesi po ndjek rrugën kushtetuese dhe në fund do të ketë një marrëdhënie të rëndësishme partneriteti strategjik me Greqinë.

Lidhur me disa akuza të hedhura nga Berisha për anëtarët e grupit të negocimit, Basha thotë se para disa vitesh, kur ishte në opozitë, ka ndjekur sjelljen me pronat e trashëguara nga Ushtria shqiptare në kohën e PD si edhe me heqjen e planit për forcat e armatosura. Arsyeja pse Berisha akuzon Meçollarin është problem familjar, shton Balla, pasi Artur Meçollari refuzoi të firmoste planin për kalimin te privati i bazës ushtarake.

Recommended