Ora News - Xhafaj: Politikanë që mbështeten nga grupe kriminale do të goditen nga ligji

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi që çdo përfaqësues politik që do të mbështetet nga grupe kriminale nuk do të tolerhet, por do të goditet nga forca e ligjit.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Xhafaj deklaroi se grupe krimibnale zotërojnë kapacitete financiare, që i bën ata të rrezikshëm për sigurinë.

Xhafaj: Disa grupe kriminale zotërojnë dhe kapacitete financiare sinjifikative që i bën ato mjaft të rrezikshme për rendin dhe sigurinë.

Në bashkëpunim shumë të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë po punojmë për kapjen dhe vënien me prova përpara përgjegjësisë të anëtarëve të këtyre grupeve.

Në kuadër të operacionti "Forca e ligjit" në tre muajt e tij janë shënuar rezultate e para shumë premtuese.

Kjo sipërmarrje e policisë së shtetit nuk është e lehtë, kërkon kohë, energji dhe sakrifica njerëzore. Jashtë çdo interesi personal apo politik ju ftoj të kuptoni dhe vlerësoni rëndësinë madhore që ka për progresin e këtij vendi mbështetja pa rezerve që duheti ti japim policisë në këtë luftë.

Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë janë në një mënyrë apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ju siguroj që asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-politikane-qe-mbeshteten-nga-grupe-kriminale-do-te-goditen-nga-ligji