Emisioni “Drive it” në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Doni të dini gjithçka për makinat? Informacionet më të vlefshme, fotografitë më të bukura apo prurjet e fundit në tregun e makinave? Nga kjo e diel në Vizion Plus vjen një revistë televizive ku mund të gjeni gjithçka për makinat. ?drive it, një prodhim i Deuttche Welle vjen nga mbrëmja e sotme në Vizion Plus si një dritare drejt botës së makinave, zhurmave dhe shkëlqimit të tyre.
"Drive it" vendos dy ose tri modelet e fundit përballë njëri-tjetrit, duke krahasuar performancën, të qenët ekonomike, hapësirën, konsumin dhe dizajnin. Për kë ia vlen të shpenzosh dhe cila është vërtet origjinale? Që nga makinat më kompakte e deri te limuzinat, të gjitha zbërthyer në detaje i gjeni nga sot në ora 22.00 në Vizion Plus.?Drive it? vjen me një sërë rubrikash, nisur nga makinat që kanë bërë histori e deri tek ato më sportive. Në këtë program nuk mungojnë edhe fansat e pazakontë të makinave.
Nga sot, e çdo të diel në ora 22.00 bëhuni gati të udhëtoni me makinat luksoze në Vizion Plus.

Recommended