Ora News - Mbi 20 cm borë në Dardhë, pajisni makinat me zinxhirë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshje intensive bore në gjithe qarkun juglindor. Trashësia maksimale ka arritur në Dardhë me 20 cm, ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Në pjesën tjetër të qarkut ka arritur deri në 5 cm.

Aktualisht me problematike paraqitet situata në Dardhë, ku intensiteti i rreshjeve është tepër i lartë dhe rruga kalohet me zinxhirë me vështirësi.

Pavarësisht se mjetet borëpastruese janë duke punuar dhe është bërë kriposja e rrugës rreshjet e shumta vështirësojnë situatën.

Pritet qe reshjet të vazhdojnë në 24 orët e ardhshme.

Sipas instancave këshillohet që të shmanget lëvizja ne segmentet rrugore të juglindjes së vendit.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbi-20-cm-bore-ne-dardhe-pajisni-makinat-me-zinxhire