Report TV - Mashtrimi 900 mijë € arrestohet stomatologia e famshme

  • 6 years ago
Stomatologia e njohur, Olesia Duka, ish-bashkëshortja e kantautorit Bojken Lako, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare, që arrijnë deri në vlerën 900 mijë euro.

Prokuroria e Durrësit ka zbuluar skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para qytetarëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra. Një prej 'viktimave', që kishte rënë pre e mashtrimit dhe që e kishte pësuar më shumë, ishte biznesmeni I. H., i cili ka bërë dhe denoncimin.
Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pesë pasuri të 38-vjeçares dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Burime të Report Tv bënë me dije se janë sekuestruar katër apartamente në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.