Ndërprerja e Vettingut për Llallën ONM reagon për Report Tv, ende s'është arsyetuar vendimi i KPK

  • 6 years ago
EKSKLUZIVE - Ndërprerja e Vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, është i pa arsyetuar.

I pyetur nga Report TV për këto dy raste, Operacioni dha këtë përgjigje përmes email-it: ?Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut për rastin e tyre?.

I pyetur nga Report TV nëse ata që dorëhiqen në mes të rivlerësimit duhet apo jo të shpëtojnë nga Vettingu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë se nëse nga dosjet e tyre dalin dyshime, ato duhet të përcillen pranë organeve kompetente hetuese. ?Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor.